Categories
Kulture

“Ju të dy shkoni bashkë. Të dy bjonda” / Meridiani ngacmon Antonelën dhe Claudion

Teksa po bisedonin, Meridiani ka thënë mendimin e tij në lidhje me dyshen, Claudio-Antonela.

Ishte Claudio ai i cili para disa ditësh ka shfaqur hapur pëlqimin e tij ndaj Antonelës.

“Unë mendoj që ju të dy mund te shkoni bashkë. Dy bjonda, të dy të qeshur. Njërit nuk i pushon goja, tjetri nuk flet fare, kompensoni njëri-tjetrin”, tha Meridiani.

Ndërsa, Antonela vetë është interesuar për një tjetër “çift”. Ajo pyeti Beniadën për marrëdhënien e Dj Dagz dhe Einxhel.

“Si e sheh ti Dagz dhe Einxhel?”, e pyeti ajo.

“Vetëm shokë. Einxhel është një karakter i fortë. Asgjë nuk ka, ma beso. Arbri ka një pëlqim, por edhe atë pëlqim nuk di ta shprehi. E shpreh me gjëra shumë të vogla, më një përqafim, me një dhënie dore”, u përgjigj Beniada./Gazeta Shqip/

error: Content is protected !!