Categories
Kulture

Ka një mesazh për ty – Vetëm në pleqeri, pengu i motrave

Në prag të 80-vjetorit të babait të tyre, Rozana e Sonila kanë ardhur posaçërisht nga Anglia për ta surprizuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Falenderimi nuk është e vetmja arsye e ardhjes së motrave në studion e emisionit të Tv Klan, “E diela shqiptare”, por edhe vlerësimi ndaj sakrificave të të atit. Ashtu siç ruhet një përvjetor i rëndësishëm në kujtesën njerëzore, edhe vajzat dëshironin një “fotografi” të këtij momenti për babanë e tyre.

Rozana: Përshëndetje babi! Mirë se të gjetëm! Zgjodha programin “Ka Një Mesazh Për Ty” pasi ti së shpejti feston edhe 80-vjetorin dhe kur folëm bashkë në telefon më pyete: “se mos po më organizon ndonjë festë”. Unë kisha diçka komplet tjetër në mendje, doja të të jepja një mesazh këtu drejpërdrejt për të të thënë se sa shumë të duam, sa shumë e vlerësojmë çdo sakrificë që ti ke bërë për të na rritur ne dhe sa fajtorë ndihemi që ti nuk ke asnjë nga ne këtu pranë, në këtë moshë që jeni sot dhe që keni më shumë nevojë për ne. Të duam shumë, shumë.

Haziz: Ju faleminderit për respektin që i bëni babait dhe ju shpreh edhe unë si prind, si baba, respekt dhe mirënjohje, edhe për mundimin që keni marrë, rrugën, edhe për ardhjen tuaj këtu.

Ardit Gjebrea: Po Sonila?

Sonila: Jeta është si një album fotografik dhe si çdo vit, si çdo fotografi është një kujtesë, një memorie për çdo njeri dhe i uroj babit që ky moment special ta shoqërojë çdo ditë në jetën e tij në vazhdim. Në çdo gëzim e lumturi në jetën e tij, kështu që të falënderoj çdo ditë, çdo moment, çdo hap, çdo drejtim që na ka dhënë në jetë. I uroj gjithmonë jetë, mbarësi, gëzim e shëndet./tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Halla takon mbesën pas 38 vitesh (6 Shkurt 2022)

Feridenë dhe vajzën e saj, Bajamen, i ka sjellë një histori e vjetër në studion e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan. 38 vjet më parë, ka qenë hera e fundit kur Feride ka parë mbesën e saj, Vitrinën pas shkëputjes së marrëdhënieve të vëllait me bashkëshorten e tij. Sot, teksa tregon historinë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Feride shpreson të gjejë Vitrinën.

Feride: Kam ardhur për të gjetur mbesën time.

Ardit Gjebrea: Çfarë ka ndodhur me mbesën?

Feride: Vëllai dhe kunata nuk kishin shumë marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Pra, ti e ke vajzën e vëllait?

Feride: Po. Iku njëherë nusja dhe ia vajzën në shtëpi. U turrën, kam tre vëllezër, jam motra e vetme, i folën, e sollën, ajo e njëjta gjë. Atëherë në përfundim iku dhe e la vajzën aty.

Ardit Gjebrea: Sa muajshe ishte vajza?

Feride: 5-6 muajshe, pa e mbushur vitin. Ai e mori vajzën dhe ia çoi hallës, i kishte thënë “do ma mbash nja 2-3 muaj?”. “Ta mbaj more bir”, i kishte thënë, po halla ishte pak moshë e madhe, nuk e mbante dot.

Ardit Gjebrea: Po pse e mbajti nusja e xhaxhait?

Feride: Nëna ime kishte vdekur që në ’74-ën dhe nuk kishte kush ta mbante sepse nuk erdhi të më thoshte mua.

Ardit Gjebrea: Pra, bëhet fjalë për 38 vite më parë.

Vajza jetoi me të ëmën, ecila nuk e ndalonte ish-bashkëshortin për ta takuar. Megjithatë, një ndryshim në jetët e secilit prej tyre solli edhe një takim që nuk u realizua kurrë.

Feride: Shkonte ai, e shihte muaj për muaj, i çonte aq sa kishte mundësinë, nuk e linte vajzën. Shkoi vajza 4-5 vjeç, vëllai iku në Greqi, vajza po shkonte drejt fejesës. Në Cërrik kishte gjetur një shokun e vëllait tim të vogël dhe i kishte thënë që “kam babanë në Selitë, a ka mundësi ta dërgosh këtë fjalë, të gjesh babanë tim?”

Por, fatkeqësisht takimi i Vitrinës dhe babait të saj nuk u mundësua kurrë. Pavarësisht se ai përshkoi kilometra për ta takuar, mbërriti kur ajo ishte larguar duke humbur kështu shansin e tij të vetëm në jetë për ta njohur./tvklan.al/

error: Content is protected !!