Categories
Kulture

“Kalasa” e harruar e Delvinës, investojnë vetëm emigrantët

Banorët e fshatit Kalasë prej mungesës së investimeve për vite me radhë kanë rrezikuar jetën.

“Rrugët ishin copë cope, ndriçim nuk kishim. Me fener e qiri dilnim në rrugë. Rrëzoheshim dhe ngiheshim prapë në mëngjes shihnim pl agët. Ishim ankuar shumë herë. Për rrugën dhe ndriçimin”.

Ankesat s’u dëgjuan kurrë nga zyrtarët, por vetëm nga fëmijët e tyre në emigracion.

“Shteti nuk dinte fare ku binte Kalasa dhe vetëm për taksat i bie në mendje për ne”.

Falë parave të mbledhura nga emigrantët fshati ka marrë një pamje më dinjitozë. Të gjitha rrugët e brendshme janë asfaltuar, është vendosur dhe ndriçmi, urat janë riparuar, në shesh pushime janë vendosur stola.

“ Është mirë që shkelim në rrugë asfalt. Kënaqësi e madhe”.

“Investimi, betonit, rapit dhe urat e asfaltit, 133 milionë lekë nga emigrantët dhe pak fshatarë sa kishin mundësi. E fshatari më I varfër ka vënë 50 euro”.

Që fshati të duket sa më bukur u vendos dhe kjo shqiponjë që banorët i kanë thurur dhe vargje.

Gjithashtu djemtë e fshatit restauruan teqenë./abcnews.al/

error: Content is protected !!