Ardhja në jetë e fëmijës së saj 1 vit më parë, ia hoqi aktores legjendare Cameron Diaz, dëshirën për të qenë pjese e kinematografisë.
Në një intervistë për mediat vendase, Diaz deklaroi se në planet e saj nuk përfshihet rikthimi në ekran dhe se nuk e imagjinon dot lënien vetëm të Raddix-it për disa orë xhirime.
“Mëmësia dhe martesa kanë qenë pjesa më përmbushëse e jetës sime deri më tani. A do të bëj ndonjëherë një film përsëri? Nuk jam duke e kërkuar një të tillë, por nuk do të them kurrë. Nuk e di.
Nuk ia kam idenë. Ndoshta. Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund ta imagjinoj të jem në një set xhirimi që më merr, ju e dini mirë, 14 deri në 16 orë larg fëmijës së vogël. Thjesht nuk mundem”, tha ajo./Lajmifundit