Pas përfaqësimit të denjë në Junior Eurovision 2021, Anna Gjebrea ka marrë një tjetër përqafim nga vëllai Joni. Surpriza e tij duke ardhur posaçërisht nga SHBA për të përkrahur Annën në kompeticionin e rëndësishëm e lumturoi Annën, ndërsa Joni ka postuar një tjetër foto me motrën e vogël ku e ka mbështjellë ngrohtësisht në krahë.
https://www.instagram.com/p/CXrKb8pta8L/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7d6a7e46-8a07-441c-9448-b51774818662
“Kampionia ime e përhershme. Do të jem gjithnjë pranë teje”, ka shkruar vëllai i madh i talentit që përfaqësoi vendin në skenën e madhe në Paris.
Kënga e Anna Gjebreas, “Stand By You” trajton një tematikë të fuqishme e aktuale siç është bullizmi i fëmjëve. Mes shumë talenteve, Anna arriti të spikaste duke i dhënë Shqipërisë vendin e 14-të./tvklan.al/