Categories
Kulture

“Kanga e rinis”, poezia fantastike nga Migjeni

“Kanga e rinis” është ndër poezitë më të bukura të Migjenit. E shkruar pikërisht për rininë, për ta nxitur të ngrihet kundër çdo sistemi dhe kundër çdo padrejtësie. Edhe pse e shkruar në një periudhë mjerimi, kjo poezi është aktuale në çdo kohë. Rinia është përherë forca udhëheqëse e një vendi dhe duhet të ngrihet përpara çdo padrejtësie që bëhet për të kërkuar drejtësi.

Kujtojmë këtu që rinia ishte ajo që u ngrit për të rrëzuar një sistem diktatorial të themeluar në dekada, pra fuqia e rinisë është e padiskutueshme. Vargu i fundit i poezisë: “Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”, tregon pikërisht çfarë përmendëm më sipër. Bota i përket rinisë dhe rinia mund të sjellë ndryshimin në çdo kohë.

“Kanga e rinis”

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote./Bota.al/

error: Content is protected !!