Në fshatin Pojan të Korçës u mbajtën edhe këtë vit karnavalet. Të rinjtë e fshatit Pojan u bënë pjesë e “Ritit të Rrogeçërve” ku hynë në çdo shtëpi e lokal, duke larguar simbolikisht të keqen.
Atmosfera e karnavaleve ishte prezente që në orën 17:00 të mëngjesit të premten, siç e do tradita në pothuajse çdo ambient të fshatit.
Të rinjtë e të rejat në Pojan të Korçës të veshur me kostumet karakteristike morën pjesë në festime për orë të tëra.
Ata hynë në lokale, madje e nxorën edhe njerëzit nga automjet.
Traditën qindra vjeçare që e kanë të trashëguar nga gjyshërit, e ruajnë edhe tek veshjet.
“Ky kostum është i ruajtur për shumë vite.”
Thonë se me zhurmën që krijojnë në atë që e quajnë “Riti i Rrogeçëve” largojnë te keqen.
“Ne largojmë të keqen me këmborë, zgjohemi në orën 05:00 të mëgjesit dhe duke tundur këmborën largojmë të keqen.”
‘Plaku’ është një personazh mjaft i veçantë dhe kryetari i grupit të karnavalit. Të rinjtë janë bërë pjesë e karnavaleve që të vegjël.
“Janë nusja, dhëndri, plaka, plaku, ariu të cilët gjatë gjithë ritit mbajnë këmborë në trup. Ky është një vit i veçantë.”
Festimet mblodhën në qendrën e fshatit banorë të zonës ku rrogeçërit me pas drejtoheshin në çdo banesë për të larguar simbolikisht të keqen./Oranews/