Categories
Kulture

Keanu Reeves habit me deklaratën: Unë dhe Winona Ryder kemi qenë të martuar

Aktori i njohur Keanu Reeves, i njohur në Hollivud për dashamirësinë e tij, ka shokuar fansat e tij me një deklaratë, teksa ka thënë se ai ishte martuar me kolegen e tij Winona Ryder në sytë e Zotit që nga viti 1992.

57-vjeçari Reeves tregoi arsyen e kësaj martese në një intervistë për revistën “Esquire”. Sipas Reeves, arsyeja për këtë është filmi “Dracula” që ai luajti me Ryder në vitin 1992. Sipas skenarit, personazhet që ata luanin duhej të martoheshin.

Coppola përdori një prift të vërtetë në atë skenë dhe ceremonia e martesës u mbajt plotësisht në përputhje me jetën reale. Duke kujtuar këtë ngjarje të viteve më parë, Keanu Reeves ka deklaruar se e gjithë ceremonia e martesës u bë me një prift të vërtetë dhe mendon se “janë të martuar në sytë e Zotit”. Ashtu si Reeves, edhe Winona Ryder shtoi në atë intervistë se gjithçka që ndodh në një martesë të vërtetë u bë në atë skenë./Tvklan/

error: Content is protected !!