Sot ka përfunduar procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”. Ndërkohë, lista e plotë e nominimeve të “Oscars 2022” do të njoftohet më datën 8 shkurt.
Gjatë kësaj kohe, promovimet dhe përkrahjet për filmin në rrjet nuk kanë munguar as nga emra të njohur dhe as nga qytetarë të thjeshtë.
https://www.instagram.com/p/CZZhpAlIl-A/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0523ba9a-c12d-46f9-870b-a5c29f67a230
Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktorja e famshme, Adriana Matoshi, e cila është pjesë e këtij filmi.
Postimi i plotë i Matoshit:
“ZGJOI osht shembulli ma i mirë i suksesit, çmimeve, vlerave dhe ma e rëndësishmja, pasqyrimi ma i drejtë i realitetit tonë.
Nuk e di pse disa njerëz ngurrojnë e nuk e përkrahin artin para se me arritë suksese të mëdha, po në fund krejt kanë qef me u identifiku edhe me u krenu me ato suksese.
Hajde bashkë t’a shkrujmë historinë, tu e shpërnda e tu e bo ZGJOIN me qarkullu në krejt platformat sociale e mediale.
Suksesi nisi në #Sundance, vazhdoi në shumë e shumë festivale prestigjioze, tash e kemi radhën me e shkrujt emrin e Kosovës edhe në #Oscars.
Kosova meriton t’a ketë vulën e saj në kinematografinë BOTËRORE. Historia e zonjës Fahrie dhe grave të Krushës e meriton këtë sukses”./abcnews.al/