Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Kënga e tepsisë në malet Dinarike

Posted on January 4, 2021 by Monitor

Folklori dhe tradita e hershme shqiptare, janë sa të lashta, aq edhe të larmishme.

Një prej tyre, ndoshta ndër më të bukurat e më të veçantat është edhe këndimi me tepsi. Tepsia (tigan bakri) është një formë popullore e të kënduarit në mesin e komuniteteve në malet Dinarike.

epsia vendoset mbi sofër, ndërsa rreth saj, vajza dhe nuse këndojnë. Ajo që e sjell tepsinë me dorën e djathtë, ka një unazë më të madhe se të zakonshmet, në mënyrë që krisma e unazës dhe rrotullimi i tepsisë të krijojnë melodi.

Videoja është bërë nga etnografët japonezë nga Muzeu Kombëtar i Etnologjisë në Osaka, të cilët, vizituan rajonin dhe regjistruan shfaqje të trashëgimisë kulturore.

Kënga që përcillet me tepsi është kënga “Në dërrasë të vekut kush po m’kjan”./Konica.al

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes