Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

KËPUCËT PA LIDHËSE, I TËRHIQTE ZVARRË……!! – Nga Zihni Ndregjoni

Posted on January 6, 2021 by Monitor

KËPUCËT PA LIDHËSE, I TËRHIQTE ZVARRË……!!

Më doli edhe sot ai.!
“Të ruajt zoti,falma nji lek zotni”.!
Ditë e parë e fillim viti.
Kishte mbledhë rrugës ,do copa simiti.!

E gëlltiste copën gjithë uri.!
Dridhej ,dukej se kishte mërdhi.!
Këpuc pa lidhëse i tërhiqte zvarrë.!
Eh thash nëpër dhëmbë,shpirtin ka pa dalë.!

Nji lek hekuri ,ma falni,thërriste qyqari.!
Me zë të mekur, si t’ishte i ngritur nga varri.!
Ai flen përjashta diku nën një streh.!
Se ç’është shtrati ,as nuk e njeh…..!!

Këpucët pa lidhse zvarrë i tërhiqte.
Falma nji lek, sytë nuk ti shqitte.!
Në një cep shkoi.
Ndoshta lot, dhimbja e dërmoi….!!

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes