Categories
Kulture Kuriozitete

Kërkohet një “Mbret” ose “Mbretëreshë” për të drejtuar ishullin në Britaninë e Madhe së bashku me pub-in e tij

Në kërkim të një monarku për të menaxhuar ishullin Piel, në Mbretërinë e Bashkuar, disa qindra metra nga brigjet e Cumbrias jugore.

Sipas një tradite që ka zgjatur për gati 190 vjet, në fakt, të zgjedhurit ose të zgjedhurës do t’i jepet titulli “Mbret” ose “Mbretëreshë”.

BBC raporton se që nga momenti i shpalljes së njoftimit dhe deri më tani kanë shprehur interes rreth 190 persona nga e gjithë bota.

Përveç këtij brezi të vogël toke prej vetëm 20 hektarësh që ngrihet në gjirin Morecambe dhe strehon rrënojat e një kështjelle të lashtë dhe gjashtë vila pushimi, ‘Mbreti’ ose ‘Mbretëresha’ e ardhshme do të duhet të dinë se si të menaxhojnë të vetmin pub të ishullit, Ship Inn, i themeluar në 1836, të cilin do ta marrin në bazë të një kontrate koncesioni dhjetë vjeçare nga distrikti Barroë, të cilit i përket ishulli.

Titulli mbretëror më pas do t’i jepet personit të zgjedhur dhe kurorëzimi i tij do të bëhet duke i derdhur alk ool në kokë.

Këshilltari i qytetit Frank Cassidy tha se njoftimi për menaxherin e ri u postua në mediat globale, ndërsa kolegu i tij Derek Gawne tha se shprehjet e interesit deri më tani kanë ardhur nga e gjithë bota, përfshirë Afrikën.

Në njoftim, Bashkia përshkroi ishullin Piel, i cili mund të arrihet me traget, por edhe në këmbë në baticë, si “një pasuri e madhe për Cumbria”, duke vënë në dukje se detyrat e personit të zgjedhur do të përfshijnë “menaxhimin e Ship Inn, mirëmbajtjen e tokës në zonën përreth dhe menaxhimin e kampingut dhe tualeteve dhe dusheve të tij”./Oranews/

error: Content is protected !!