Modelja izraelite, Yael Shelbia, vetëm 19 vjeç, është vlerësuar me vendin e parë në listën vjetore të “TC Candler” për 2020-ën, si një ndër “100 Fytyrat më të Bukura të Vitit”.
Në vitin 2017, modelja zuri vendin e 14-të në këtë listë ndërsa në vitin 2018, doli e dyta, për të fituar në 2020-ën vendin e parë.
”S’kam qenë kurrë e para në asgjë … është shumë bukur,”- tha bukuroshja për “Times of Israel”.
Shelbia dyshohet se është në një lidhje me djalin e milionerit izraelit Brandon Korff, i cili është 35 vjeç,
Ai u dëbua nga Izraeli për shkelje të rregullave të karantinës kur vendosi të vizitonte fshehurazi partneren e tij./Panorama