Në përshkrimin qe i bëhet kësaj vepre, e cila i përket Shkollës Franceze të shekullit 19-të, ndër të tjera thuhet: “Një arnavut (ose arnaut), një popull malësor luftarak nga rajoni i Epirit, në pjesën veriperëndimore të Perandorisë Osmane.
Ushtarët shqiptarë gjendeshin në të gjithë Lindjen e Afërt dhe u shquan veçanërisht për veshjen e tyre të përpunuar. Poeti Lord Bajron, i cili punësoi një numër arnavutësh si rojet e tij personale, e vlerësoi kostumin e tyre si “më madhështorin në botë, i përbërë nga fustanella e gjatë, e bardhë, mantel i punuar me ar, xhaketë dhe jelek me lidhëse ari kadife ngjyrë purpur, pis toleta dhe kama të montuara në argjend.
Një bashkëkohës i Bajronit theksoi më tej se “Shqiptarët ose arnautët … janë jashtëzakonisht të dashur për stolitë e arit dhe argjendit në veshjen e tyre …
Arnautët më të pasur kanë jelekun e jashtëm prej kadifeje dhe ari, të ndërthurur shumë me stolitë elegante.”/Naishtedikur.com/