KU ËSHTË NËNA?
Ku është nëna që më rriti
Pse nuk del të presë tek dera!?
Ai mall , që më zhuriti
Ku është nëna, ah e mjera!
Ku është loti , që më priste
Më përcillte si nga hera
Ndriste vendi ku më rrinte
Ku është nëna, ah e mjera!?
Përse nur nuk ka shtëpia
Loti , përse derdhet lumë!?
Njerëz plot paska avllia
Ku është nëna, e mjera unë!?
Ç’ësht kjo erë , që më merr frymën
Zemra , përse më dhemb shumë!?
Pse s’ja shoh nënës fytyrën
Ku është nëna, e mjera unë!?
Nënë moj , përse s’më prite
S’të dhashë dot , një gotë ujë
Mall o mall , që më zhurite
Ç’të të qaj e zeza unë!?
|Ardjana Dragoi|/Naishtedikur.info