Kujtojmë sot 87 vjetorin e lindjes të aktorit Qemal Mehmeti. Nderim dhe respekt për figurën e tij!
Qemal Mehmeti ( Shkodër me 04.01.1935/ Durrës, 29.03.2002).
Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, caktohet në Kavaje, në pallatin e kulturës si udhëheqes artistik. Ka dhënë kontribut të rëndësishëm për ecurinë dhe rritjen cilësore të jetës kulturore e artistike, në formimin e grupeve artistike të ndërrmarjeve, të aktorëve dhe këngëtarëve të rinj të qytetit; në organizimin, regjinë dhe vënien në skenë të shumë shfaqjeve, koncerteve për femijë dhe të rritur.
Si aktor ka interpretuar në disa filma duke i dhuruar publikut emocjone me personazhet e spikatur.
Postimi origjinal: