Arjola Demiri është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Që kur u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo ka treguar shumë histori nga jeta e saj.
Së fundmi, Arjola i ka rrëfyer Einxhelit paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj. Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.
“Bëra filmin ‘Njerka’, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”, është shprehur ndër të tjera Demiri./abcnews.al/
https://www.instagram.com/p/CY6fYb3h_1V/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b0ab13b1-0b2d-4fa5-8288-58b44a9deed4