Categories
Kulture

“Kur sunduesit grinden” vjen në frëngjisht / Le Monde për Kadarenë: Ç’do bënte po të ishte në vend të Pastërnakut?

Vepra e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti i njohur Tedi Papavrami. Papavrami i ka dhënë frymë kësaj vepre në gjuhën frënge për t’u botuar dy ditët e fundit në Francë.

Me rastin e botimit në frëngjisht të kësaj vepre të shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare, gazeta e njohur franceze ‘Le Monde’ i bën një analizë veprës së Kadaresë duke nisur fill me ngjarjen e vitit 1934, me telefonatën e famshme të udhëheqësit sovjetik Josif Vissarionovich Stalin me shkrimtarin Boris Pastërnak dhe fituesin e çmimit Nobel. Telefonata ka në qendër poetin rus Ossip Mandelstam i cili e konsideronte Stalinin si ‘Malokun e Kremlinit’.

Stalini e di se Pastërnaku dhe Ossip Mandelstam janë miq dhe për këtë arsye ai kërkon një lloj aprovimi prej tij, teksa ky i fundit i përgjigjet se thjesht janë të ndryshëm. Një përgjigje paska diplomatike por edhe një lloj ‘tradhtie’ kjo e Pastërnakut ndaj mikut të tij. Megjithatë gjatë kohës që Stalini fliste me Pastërnakun, miku i tij poet, Ossip Mandelstam ishte dënuar. Le Monde shtron pyetjen se si do të ishte sjellë Kadare në një situatë të tillë nëse do të ishte në vendin e Pastërnakut dhe çfarë e tërhoqi atë ndaj këtij episodi që të shkruante “Kur sunduesit grinden”.

Pjesë nga shkrimi i Le Monde:

Së pari, faktet, ose sa pak dimë rreth tyre. Skena zhvillohet në Moskë, në vitin 1934. Më 23 qershor, pasdite, shkrimtari Boris Pasternak (1890-1960) – autori i ardhshëm i romanit të famshëm Doktor Zhivago (1957) dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë më 1958 – merr një telefonatë të papritur, nga shoku Stalin. Udhëheqësi suprem i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dëshiron të flasë me të për poetin rus Ossip Mandelstam (1891-1938). Ai e di që Mandelstam dhe Pastërnaku janë miq. Disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit 1933, Mandelstam kompozoi Epigramin e tij të famshëm kundër Stalinit, me titullin “Xhelat dhe vr asës i muzhikëve”.

Poeti rus Ossip Mandelstam e konsideronte dhe e përshkruante Stalinin si “Maloku i Kremlinit”. Mandelstam gjeti fjalët e atilla: Gishtat e tij janë të yndyrshëm si krimbat/ Fjalët e plumbave i bien nga buzët./ Mustaqet e kacabunjtë që përqeshin/ Dhe lëkura e çizmeve që i shkëlqen.”

Kur Stalini telefonon Pastërnakun, Mandelstam sapo është arrestuar dhe dënuar. Ai do të vdesë katër vjet më vonë në një kamp transit gjatë rrugës për në Kolyma.

Por le të kthehemi në vitin 1934, te kjo telefonatë mitike – të cilën e gjejmë në penën e shumë autorëve sovjetikë që shkruan për epokën e Stalinit.

Këtë herë, është shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadaré ai që kap penën për këtë temë, gati nëntëdhjetë vjet pas gjithçkaje që ka ndodhur dhe ka dalë në dritë. Autori i ‘Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur’ (1963) i shpjegon mosmarrëveshjet që në krye. Ai ishte vetë student në Moskë në vitet 1950. Aty, në Institutin Gorki, dëgjoi për herë të parë për këtë telefonatë mes Stalinit dhe Pastërnakut. Që atëherë, ai nuk ka reshtur së menduari për të. A e vulosën fatin e poetit ato tre-katër minuta komunikim në telefon? Pse Stalini e telefonoi Boris Pastërnakun? A kishte ai dyshime për fatin që do t’i rezervohej Mandelstamit në një kohë kur “emri i poetit lakohej dhe përgojohej nga të gjithë”? A donte ai të vinte në provë Pastërnakun? A e kishte tradhtuar ai mikun e tij? A ishte Pastërnaku i befasuar nga telefonata?

Thuhet se kur Pastërnak u pyet nga Stalini se: “Çfarë mendon për Mandelstamin?”, ai mendohet se është përgjigjur: “Ne jemi thjesht të ndryshëm, shoku Stalin.” A ishte kjo një provë e mospranimit të tij? Çfarë do të kishte bërë Kadare në vend të tij? Dhe çfarë e tërhoqi kaq shumë, Kadarenë, në ato pak minuta që e ndoqën edhe në ëndrrat e tij?

13 versione

A priori, struktura e tregimit është e thjeshtë; Në fillim të librit, e shohim autorin në pleqëri duke tentuar të shkruajë romanin e këtij episodi. Duke ia përshkruar botuesit që ka plot mëdyshje: “Poeti dhe tirani nuk duhet të gjendeshin kurrë në të njëjtën anë. Pastaj Kadare e lë mënjanë dhe zbërthen versionet e ndryshme që ai mundi t’i bashkonte kësaj telefonate. Jo më pak se trembëdhjetë: KGB-ja, zonja dhe miqtë e Pastërnakut dhe shkrimtarë të tjerë… Çdo herë, nuk është as i njëjti version dhe as krejt i ndryshëm. Asnjë prej tyre nuk duket as krejtësisht i rremë, as plotësisht i besueshëm. Qenia më e çuditshme apo më ironike në të gjitha është se Stalini ia mbylli telefonin Pastërnakut sikur të ishte personi që mishëronte një lloj “rreptësie morale”: “Ti je një shok shumë i keq, shoku Pastërnak!/Panorama.com.al/

error: Content is protected !!