Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Laures! SONETI XC – Françesko Petrarka

Posted on January 12, 2021January 12, 2021 by Monitor

Laures!
SONETI XC
Françesko Petrarka.

Paq nuk gjej, e s’kam luftë për të bâmun;
hem drue hem shpresoj; e digjem e jam akull;
e fluturoj nalt në qiell e gjindem i shtrîm për
dhé; e kurrgjâ nuk rroki e krejt botën e përqafi.

Dikush më ká në burg qi as nuk më lëshon
as nuk më ndryen; as nuk më mban për vete
as nuk m’a zgjidhë lakun; e nuk më vr et Dashunija
as nuk më liron verigash e as nuk më don gjallë
as nuk më nxjerr prej këtij zori.

Shof pa pasun sý; s’kam gjuhë e vrras;
këndej deshiroj me sharrue andej lypi ndihmë;
vetveten e kam në mëní edhe due tjetërkend;
ushqehem me idhnim; qeshem tue qá; si deka
si jeta njinji më neveritën: në këtë gjendje,
zojë, jam për shkak të juej.

Pèrktheu
Pashko Gjeçi.

Greta Ljarja/Pro Gegnishtes

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes