Categories
Kulture

“Lenci më ka rrëmbyer”, blogerja e njohur tregon historinë e saj të dashurisë

Emisioni “E ardhmja është vajzë” në Tv Klan Plus është shoqëruar si gjithmonë me emocione shumë të forta. E ftuar në studio, blogerja e njohur Estela Ujka ka rrëfyer jetën e saj, ku është ndalur dhe tek njohja me gjysmën e saj më të mirë.

Estela ka treguar se historia e tyre e dashurisë ka kalur shumë sfida, por është e lumtur që së bashku i kanë kapërcyer me sukses dhe tanimë kanë familjen e tyre.

Estela Ujka: Unë e kam thënë shumë shpesh: Lenci më ka rrëmbyer me dëshirë, jo pa dëshirë. Ne kemi ndenjur të fshehur për disa kohë derisa u pranuam nga të gjithë dhe jam shumë e lumtur që sot në sytë e të gjithëve konsiderohemi si familja ideale, ndërkohë që ishte e pamundur lidhja, jo më familja. Na janë dashur shumë sfida të dyve, vit pas viti dhe dallgë pas dallge dhe ti të qëndrosh njësoj i bindur në ndjenjat e tua është shumë e vështirë, sidomos në shoqërinë shqiptare, ndaj unë mendoj se historinë me Lencin e kam dhe vlerën më të madhe si person./tvklan.al/

error: Content is protected !!