Categories
Histori Kulture

Liceu Artistik “Jordan Misja” mbush 75 vjeç, ceremonia mbledh ish-nxënës dhe mësues që kontribuuan në dekada

Liceu Artistik “Jordan Misja” këtë vit mbush 75 vjeç. Shkolla që ka nxjerrë qindra e qindra muzikantë që sot performojnë me sukses në skenat tona e në botë, kanë mësuar në klasat e kësaj shkolle nga artistë e pedagogë të njohur.

Në bankat e kësaj shkolle mësuan shumë figura të ndritura të artit e muzikës shqiptare, por edhe shume të tjerë që sot janë figura publike.

Në ceremoninë për 75-vjetorin ftuar të marrin pjesë ish-nxënës e ish-mësues që kanë kontribuuar për vite me radhë duke i dhënë shkollës një emër të madh.

Organizatorja e këtij eventi, drejtoresha artistike Klodi Zheji u kujdes që në këtë përvjetor t’i ngjiste në skenë ata./BalkanWeb/

error: Content is protected !!