Lindi pa krahë
VITORIA, ENGJËLL FLUTURUES
Kur e ëma e dërgoi Vitoria Buenon, për herë të parë në klasën e baletit, ishte e shqetësuar për moshën e vogëlushes 5-vjeçare. E lindur pa krahë, ëndrra për t’u bërë kërcimtare, dukej shumë larg realitetit e kjo, sidomos në një qytet të vogël të Brazilit.
“Ata (fëmijët) i ngrinin mëngët për të parë”, tregon ende e lënduar Wanda, nëna e Vitorias. Por, vitet kaluan dhe tanimë 16 vjeçe, Vitoria Bueno është kërcimtare profesioniste. Talenti i saj, e ka bërë yllin e medieve sociale, si dhe frymëzim për shumë njerëz.
“Për mua, krahët, janë vetëm një detaj. Ndihem sikur nuk kam nevojë fare,” – thotë Vitoria Bueno.
Me këmbët, ajo ia arrin t’i bëjë vetë të gjitha: nga larja e dhëmbëve e deri të marrë produketet e nevojshme nga rafti i supermarketit./Hejza/