Categories
Art Kulture Personalitete

Liza Laska fisnike në skenë dhe ekran, ARTISTE, GRUA, NËNË!

Një që aktore mishëroi, falë interpretimit tejet origjinal, rolet që iu besuan dhe i dhanë trajtë galerisë së pasur të roleve.

Liza Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt 1926. Spikati herët për talentin dhe më 1946, filloi punë në Teatrin Popullor në Tiranë: më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më 1962.

Nga ky vit, ajo u bë nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës, ku dha kontributin e saj deri me doljen në pension, si qene aktore kryesore. Si e tillë, duke mbajtur peshën më të madhe të roleve, me mbi 60 të tilla.

Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe kalojnë halle dhe humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre rënë për liri; po kështu, gra të cilat, durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë, apo plot privime: gra të emancipuara, apo nëna dhe gjyshe të dashura (shfaqjet: ”Fundosja e skuadrës”, ”Sinjali i kuq”, ”Lidhur si fishekë gjerdani”, ”Fytyra e dytë”, ”Jatagani”, ”Familja e peshkatarit”, ”Luani i shtëpisë”, ”Rruga ‘Budi 723”, ”Nëntori i flamurit”, ”Sakrifica” etj.)

Veç roleve kryesore, Liza Laska ka luajtur mjeshtërisht edhe një sërë rolesh të dyta dhe episodike, duke gjurmuar tipa dhe karaktere jetësore me një origjinalitet të spikatur.

Loja e saj shquhej për vërtetësi, realizëm të thellë, forcë dhe pështjellim emocional, për dramacitet e tragjizëm; herë-herë ajo përshkohej edhe nga tonet lirike dhe poetike, ku binin në sy finesa e sjelljeve dhe brishtësia e ndjenjave.

Artistja, zotëronte një zë të ngrohtë, të butë, melodioz, me një tingëllimë dhe intonacion të pastër të të folmes labe.

Krahas roleve ne teater, ajo ka interpretuar edhe 13 role te ndryshme në kinematografi, si: nëna te ”Shtigje lufte” (1974), Mara te ”Dimri i fundit” (1976), rol me të cilin ka fituar ”Medaljonin e Festivalit”; pastruesja te ”Lulëkuqe mbi mure”, 1976; nëna e Belulit te ”Guna mbi tela”, 1977; Evgjenia te ”Në prag të lirisë”, 1981; nëna te ”Vendimi”, 1984; hallë Sofia te ”Gurët e shtëpise sime, 1985; shoqja e Bonit te Vdekja e burrit, 1992 etj. Mban titullin “Artiste e merituar”.

Profili dhe rrugëtimi artistik i aktores protagoniste Liza Laska, nga viti në vit, nga dekada në dekadë, pasurohet duke u dhënë jetë e gjallëri, duke mishëruar personazhe origjinale me një mjeshtëri të rrallë interpretative, si në dramat: «Fundosja e skuadrës», «Sinjali i kuq», «Lidhur si fishekë gjerdani», «Fytyra e dytë», «Jatagani», «Familja e peshkatarit», komedinë «Luani i shtëpisë», «Rruga Budi 723», «Nëntori i flamurit», «Κristali Blu», «Sakrifica», ku meritonte respektin dhe mirënjohjen e artdashësve të shumtë, si suksese në karrierën e saj artistike.

Me thjeshtësi dhe modesti, Liza Laska, e cila në skenë demonstronte gjithë performancën e saj të lartë artistike, nuk i nënvlerësonte rolet dytësore. Aktorja me frymëzim e largpamësi, ravijëzoi artistikisht një gamë rolesh të dyta apo episodike, që janë vlerësuar për forcën shprehëse, impaktin tek artdashësit dhe origjinalitetin e spikatur të lojës aktoriale. Madje edhe pas daljes në pension, Liza Laska nuk u largua asnjëherë prej skenës së teatrit, duke qenë aktive dhe pasionante në misionin e saj shumëdimensional.

Kësisoj, kjo aktore shumëprofilëshe i përket plejadës së brezit të aktorëve të suksesshëm të pasluftës, që me vullnet e këmbëngulje, me stoicizëm dhe kërkesa të larta në skenat e teatrit, si protagoniste realizoi mbi 100 role të arrira, të papërsëritshme.

Në vitin 1971, aktorja Liza Laska debuton në kinematografi, duke interpretuar në filmin «Malet me blerim mbuluar» dhe në vijimsi për të pasuar mandej angazhimin e saj në një sërë fimash të suksesshëm,si në filmin «Brazdat», «Shtigje lufte» (plaka e Rremës), «Lulëkuqet mbi mure» (shërbyese e Strehës Vorfnore), «Dimri i fundit», «Kthimi i ushtrisë së vdekur», (1989) «Gurët e shtëpisë sime» (1985) «Vendimi», (1984), «Dritat e qytezës», (1983), « Në prag të lirisë», (1981), « Plumba perandorit», (1980), « Liri a vdekje», (1979),«Gunat mbi tela», (1977), « Dhe vjen një ditë», «Familja ime», «Vdekja e burrit», 1991 e së fundi në filmin «Një ditë e mrekullueshme», prodhim i vitit 2002 etj. Si një aktore e mrekullueshme,si një emblemë e gjallë e artit skenik shqiptar,Liza Laska realizoi 22 role në kinematografi,të cilat mishëronin talentin e saj,realizmin e përkryer dhe një interpretim të veçantë perfekt.

Një artiste e vërtetë që magjepste audiencën dhe artdashësit e shumtë që e ndiqnin me kureshtje dhe interesim. Artistja jo vetëm me talentin, por e përpjekjeve të pareshtura pas çdo suksesi e një pune këmbëngulëse deri në perfeksion, me natyrshmërinë dhe intuitën artistike që e mbante larg performancës standarde. /Konica/

error: Content is protected !!