Categories
Kulture

Llozi çon Shqipërinë “World Vision”, Violinistja shqiptare e njohur në Austri tregon vështirësitë e koncerteve

Ditën e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ishte e ftuar në lidhje ‘Skype’ një shqiptare e cila ka arritur sukses në shumë vende të botës Laura Llozi. Ajo aktualisht ndodhet në Austri, nga ku do të konkurrojë në konkursin “Worldvision music contest”, i cili pritet të zhvillohet më 27 shkurt në Vjenë. Në studio Llozi rrëfeu për jetën e saj studentore në Vjen, ku u shpreh se “Fillimi ka qenë shumë i vështirë, pasi çdo gjë e nisa nga e para dhe është hera e parë që jetoj larg familjes”.

Më tej ajo rrëfeu për publikun sesi lindi pasioni për violinë, e cila tha se kur ishte në moshën 5 vjeçare zotëronte një violinë lodër. Nga e cila, më pas u kthye në profesion për të.

“Unë e kam filluar që 5 vjeç violinën, kam pas një violinë lodër, nga ku lindi dhe dëshira e pasioni për këtë zhaner muzikorë. Kam pas dëshirë këngën, por mami më tha nuk ke zë për këtë, dhe u pozicionova tek violina. Që nga ai moment e deri më tani nuk kam hequr kurrë dorë”, u shpreh ajo.

Violinistja shqiptare ka performuar në shumë shtete të botës, ndër to ajo përmendi.

“Kam performuar në shumë vende, si Mal i Zi, Beograd, Ausrti, Gjermani, etj”.

Ajo më tej tha se emocionet nga njëri vend tek tjetri kanë qenë të ndryshme, por u ndal tek publiku shqiptarë. Ku sipas saj ky i fundit të flas shumë dashuri dhe ngrohtësi.

22 vjeçarja në fund përfundoi me një thirrje për gjithë Shqiptarët, për t’a mbështetur për konkursin e radhës.

“Çdo vend më ka pritur me një emocion të veçantë, dhe e kam përjetuar shumë çdo ndjesi që publiku më ka dhuruar. Por, nëse do ndalesha në Shqipëri, është krejtësisht ndryshe. Aty atmosfera dhe ngrohtësia, emocioni që të dhuron është i papërshkrueshëm.

Në këtë rast u bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin t’më mbështesin më 27 shkurtë duke më votuar, pasi në konkursin ““Worldvision music contest”, janë pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe vetëm 4 prej tyre kalojmë në finale. Unë në këtë konkurs përfaqësoj Shqipërinë, ndaj kërkoj mbështetjen e publikut”, u shpreh 22 vjeçarja./Oranews/

error: Content is protected !!