Categories
Kulture

“Lulet” e vjedhura nga nazistët, piktura i kthehet pronarëve

Muzeu Mbretëror i Arteve të Bukura të Belgjikës u ka kthyer pasardhësve të pronarëve pikturën e titulluar “Lulet” nga Lovis Corinth, e vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është një pikturë e quajtur “Lulet”. Lovis Corinth ka pikturuar dhjetëra të tilla. Shumë shpesh, familjet që janë larguar, nuk i kanë ruajtur faturat me vete. Qytetet u bom barduan. Shpesh ka mungesë arkivash”, tha Michel Draguet, Drejtues i Muzeut të Belgjikës.

Në emër të pasardhësve të familjes së grabitur, pikturën e pranoi avokati I tyre Imke Gielen. Ai sqaroi se disa prej tyre jetojnë në SHBA dhe në Afrikën e Jugut dhe nuk mundën të udhëtonin për shkak të kufizimeve të pandemisë.

“Këto vepra kanë të gjitha histori të ndryshme, por ne i kemi bashkuar sepse të gjitha janë të lidhura me luftën dhe të gjitha paraqesin një problem të prejardhjes në një farë mënyre.

Dhe ishte e rëndësishme të theksohej ky problem i origjinës në mënyrë që edhe publiku të kuptonte se kjo nuk është e thjeshtë. Nuk kishte asnjë pikturë pas së cilës ishte shkruar adresa thjesht: “Zoti dhe zonja Meyer”, shtoi Draguet.

Muzeu ka hapur gjithashtu dy dhoma të reja: njëra kushtuar pikturave të grabitura nga nazistët dhe një tjetër kushtuar temave të kolonializmit dhe diversitetit./Oranews/

error: Content is protected !!