Categories
Kulture

Mbahet sfilata homazh dedikuar ikonës franceze të modës

Shtëpia e modës, Pierre Cardin ngjiti në pasarelë, në një shfaqje homazh me tematikë futuristike modelet e reja, frymëzuar nga e shkuara në nder të stilistit që u nda nga jeta në Dhjetor të 2020, në moshën 98-vjeçare.

Në një karrierë në modë, për më shumë se 60 vjet, Pierre Cardin u admirua dhe përçmua nga mijëra vetë për sensin e tij të guximshëm e të fortë të modës dhe të të bërit biznes, sikurse pushtoi pasarelat e modës, me fustanet e tij futuristike, me modele e prerje gjeometrike.

Në sfilatën homazh u ngjitën në skenë krijimet e tij më të mira në 6 dekada si dhe krijimet e mbetura thjesht në letër, para se ai të ndahej nga jeta 1 vit më parë.E në fakt, sfilata u organizua, si për t’ju përshtatur temës, në “Muzeun ajror dhe Hapësinor” në veri të Parisit, ku pasarela u mbush me dhjetëra modele në ngjyra e teknika të ndryshme.

Klan News

error: Content is protected !!