Categories
Kulture

“Me Besnikun e kemi mbajtur marrëdhënien me zor”- Jonida Vokshi rrëfehet pa filtra

Jonida Vokshi ka folur gjatë një interviste për bashkëpunimet e fundit në seriale, konkretisht me serialin HOT të Ermal Mamaqit. Ajo theksoi se u dashurua me rolin e Amandës dhe se ka nisur puna për sezonin e dytë.

A ka pasur diskutime mes njëri-tjetrit në kastin e aktorëve të HOT se kush është më i paguari apo më i miri e më e mira?

“Nuk e di se nuk di sa janë paguar tjerët, ja një pyetje me vend që t’ia bëj Ermalit në sezonin e dytë. Jo vetëm në HOT, në çdo projekt që jam pjesë nuk më intereson sa merr dhe kush dhe pse po merr më shumë apo më pak. Unë vlerësoj veten time, kasti ynë ishte me më të mirët”, tha Jonida në ABC News.

Ndër të tjera, ajo shtoi se i mungon ekrani dhe se e sheh veten edhe në reality show, sepse është koha e tyre. Por, Jonida nënvizoi po ashtu që rikthimin në televizion e kishte në planet e ardhshme, ndërkohë që është e fokusuar në projektet filmike.

A ka pasur ajo një sherr me Elvana Gjatën, një krisje mes tyre siç aluduan portalet? Jonida tha që nuk e ka lexuar fare këtë lajm, dhe nuk është aspak e vërtetë.

“Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”, tha ajo. Jonida Vokshi rrëfeu disa detaje dhe nga jeta e saj jashtë ekranit. Ajo tregoi se bashkëshorti i saj Besniku është natyrë romantike, e madje ata janë ende në muajin e mjaltit. Në rubrikën 1 jetë 5 këngë, një nga këngët e përzgjedhura nga Jonida ishte “Tennessee Whiskey”, për të cilën tha se e lidhte direkt më Besnikun.

Ky i fundit në fillimet e njohjes i dërgonte mesazhe romantike me vargjet e këngës. Këngë e cila u bë lajtmotiv për çiftin duke qenë edhe kënga e vallëzimit të parë të dasmës.

“Ka një tekst, nuk do thosha tekst, ka një poezi shumë të bukur, përveç muzikës. Copëza nga teksti m’i ka pas treguar Besniku me mesazhe, unë ende s’e kisha dëgjuar këtë këngë. Dhe thosha si shkruan kaq bukur ky mirë shqip dhe anglisht, derisa Besniku më prezantoi më këtë këngë. Në këtë rast nuk ka qenë aq romatik se e ka pas kopjuar, dhe unë mendoja ashtu, por Besnku me të vërtetë shkruan shumë bukur”, tha ajo ndër të tjera.

A janë gati ata për një beb të dytë? Shtatzëninë e parë ajo e ka kaluar shumë chill, dhe ka qenë shumë pozitive, por ende është shpejt për një fëmijë të dytë.

“Pikërisht ngaqë e kam marrë me kaq shumë qejf të presim dhe pak! Por nuk i dihet!”. Duke qenë se janë një çift romantik dhe ashtu sikurse dhe Jonida u shpreh janë ende në muajin e mjaltit, ajo u pyet nëse ka pasur ndonjë vend të çuditshëm ku kanë bërë dashuri me Besnikun, Jonida tha se janë disa vende, por do t’i mbante sekret.

Aktorja Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre dhe sot janë edhe prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi. Teksa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”, Jonida tregoi se fillimet e lidhjes me Besnikun nuk kanë qenë aspak të lehta dhe se shumë shpesh qante për shkak të largësisë, pasi ajo punonte dhe jetonte në Tiranë, ndërsa partneri i saj në Prishtinë.

“Kam qarë në sy të Besnikut, nuk e kam problem. Kam qarë kur jemi zënë nga nervat, kur kemi pasur ulje-ngritjet tona, se ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Ende vazhdon, por tani është ndryshe se jemi në pjesën më të madhe të kohës bashkë. Në fillim nuk ka qenë e lehtë dhe më dukej sikur po humbte ajo që kishim filluar dhe që ishim përpjekur ta mbanim. Qaja se më merrte malli. Kam menduar gjithmonë që kurrë në jetën time nuk do marr përsipër apo nuk do i futem një marrëdhënieje në distancë.

Kurrë mos thuaj kurrë! Ka pasur vështirësitë e veta, por edhe të bukurat e veta. Se kur kalonte kjo pjesa e zënkave, apo ‘a do vish ti, apo të vij unë, apo ku do jetojmë?’… Pastaj ajo pjesa kur takoheshim dhe ia bënim surprizë njëri-tjetrit, bënim gjithë atë rrugë… kur distanca dhe malli kishin bërë të vetën… nuk kishte të paguar ai momenti kur takoheshim. Por sigurisht ka pasur shumë vështirësi. Sado përpiqeshim dhe mendonim që dikush nga ne duhet të sakrifikonte për një periudhë kohe dhe tjetri për një periudhë tjetër, kemi një profesion që ka lidhje me artin dhe kemi krijuar atë figurën tonë……unë në Tiranë, Besniku në Prishtinë… Mendoj që nëse nuk ndihesha e plotësuar me veten tënde, është e kotë që një marrëdhënie të funksionojë”, u shpreh aktorja./Panorama.com.al/

error: Content is protected !!