Categories
Kulture

“Më hoqën nga RTSH se këndoja në…”/ Artistja shqiptare rrëfen eksperiencën e saj

Këngëtarja shqiptare Mimoza Selimi në një intervistë mediatike nga Zvicra ku ajo jeton prej vitesh tashmë, ka zbuluar për herë të parë pse vendosi të largohet nga Shqipëria.

Mimoza Selimi ka rrëfyer sakrificat që ajo ka bërë kur punonte si moderatore në televizion për të ardhur nga Lezha në Tiranë.

 

“Më ka ndodhur të hipi nëpër kamionë që të vija herët në redaksi”, tregoi ajo në një intervistë për “Vila24”.

“Jam sulmuar. Haptazi thonin se nuk kishte Tirana goca këtu, po na sollën këtë maloken??”, u shpreh Selimi teksa tregon edhe arsyet pse u largua nga RTSH, vite më parë.

“Më hoqën nga RTSH se këndoja në fushatë me PD. Ishte një preteks i artë për personat që punoja dhe e shfrytëzuan për të më larguar. Kur nuk bëhesh pjesë e kompromiseve dhe klaneve, dyrt mbyllen”, tha Selimi e cila sot punon në Universitetin e Kulturës në Gjenevë.

error: Content is protected !!