Në studion e “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar një këngëtar i njohur më së shumti në vitet `80-`90 që tashmë prej shumë vitesh jeton në Vjenë. Bëhet fjalë për Adhurim Demirin, i cili foli për projektet e tij më të fundit që vijnë si një surprizë për të gjithë fansat e tij.
Artisti ka treguar gjithashtu detaje nga jeta e tij personale duke rrëfyer momentin e njohjes me bashkëshorten e tij shqiptare. Ndër të tjera, Demiri është ndalur në momentet e xhirimeve të një prej këngëve të tij, ku ka treguar si bashkëshortja e tij i ka menaxhuar xhirimet e projektit muzikor nga Vjena.
Rudina Magjistari: Bashkëshortja jote është shqiptare, unë kisha përshtypjen se ishte austriake…Si jeni njohur?
Adhurim Demiri: Regjinali quhet dhe është gocë tirone. Ne jemi njohur në Durrës, në vitin 2006. Unë në atë kohë këndoja në një piano bar në një periudhë të vështirë për atë sepse humbi të atin. Ka vite që ka ikur në Austri, ka punuar në bashkinë e Vienës për financë deri vonë edhe krijuam familjen tonë. E kam pasur goxha ndihmesë të madhe. Me këtë videoklipin që bëra, unë kam ardhur para saj në Tiranë edhe doja edhe diell, edhe shi se kështu është teksti i këngës dhe më merrte nga Austria, më ka bërë zbor: Çohu në orën 5 se edhe dy orë fillon shiu.
Rudina Magjistari: Pra, të menaxhonte xhirimet nga Vjena?
Adhurim Demiri: Po, në orën 8, menaxhere kështu strikte.
Rudina Magjistari: Bravo, bravo, ndryshe nuk do e kishte pasur videoklipin gati sot./tvklan.al/