Categories
Kulture

Më pat thënë gjyshi, më se njëqind herë: “I keqi ta lë, të keqen në derë”

Më pat thënë gjyshi, më se njëqind herë:
“I keqi ta lë, të keqen në derë”

Para se të vdiste më tha një natë:
“Digjet lisi i njomë, pranë lisit të thatë”

Gjyshi më pat thënë, as vetë sa herë nuk di:
“Vetëm punë e mirë, njeriun e bën njëri”

Gjyshi im i dashur, çdo herë më ka porositur:
“Mos nxito të flasësh, gjërat pa i ditur”

Gjithnjë i bërtiste babait, në odën e vjetër:
“Puna e sotme, s’lihet për herën tjetër”

Disa herë gjyshi më tha ta mbaj në konsideratë:
“Gjuha është helm, gjuha është mjaltë”

Me gishtin në kokë tretesha në mendim,
Nuk i kuptoja dot, fjalët e gjyshit tim.

Përpara pasqyrës nxirrja gjuhën jashtë,
Nuk kishte fare helm nuk dukej as mjaltë,
shpeshherë me gjuhë buzët i lëpija,
as ëmbël, as idhtë fare nuk ndieja.

Me vite të tëra, u mundova më kot,
Fshehtësinë e kësaj nuk e gjeja dot.

Tani kur gjyshin pranë nuk e kam,
Të tijat fjalë, shumë vlerë për mua kanë…

O Zot, shpërbleji, fali dhe mëshiroji gjyshet dhe gjyshërit tanë për cdo sakrificë që kanë bërë për ne.

Burimi: Lexoje, më pas do mendosh më qartë

error: Content is protected !!