Categories
Kulture

Më përjashtuan nga gjimnazi për shkak të shamisë

Entela Hidri dhe Entela Durmishaj, janë dy gra mes shumë të tjerash, që kanë zgjedhur të tregojnë besimin e tyre në fenë myslimane nëpërmjet sakrificës më të lartë të njohur në këtë religjion. Ata që kanë një besim të kundërt nga i tyri apo zgjedhin të mos e shfaqin, do t’i etiketonin si “vajzat me hixhab”. Por në të vërtetë, janë vetëm vajzat e një shoqërie, e një populli, vajza të arsimuara e të realizuara në jetë.

Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, u treguan të hapura përballë diferencimeve që kanë hasur prej ditës kur kanë bërë zgjedhjen e tyre. Diferencime, të cilat vlen të theksohen, kanë qenë hera-herës privuese, por edhe nxitëse, vijnë në rrëfimin e Entela Durmishajt.

Entela Durmishaj: Unë dhe Entela i përkasim një brezi, mbase nga ato të parat që e kanë marrë këtë vendim. Unë jam mbuluar rreth viteve 1999-2000. Kam edhe një humnerë në historikun tim sepse në vitin e dytë të gjimnazit jam përjashtuar nga shkolla e mesme për shkak të mbulesës. Më ka kushtuar 4-5 vite për të mbyllur të mesmen me shumë vështirësi sepse u përpoqa ta bëja në shkollë nate. Pas kësaj u përpoqa me shummëvullnet e mund për të kapur ritmin e studimeve në rrethana të tjera sociale. Paragjykimi apo situata në shoqëri ka ardhur duke u rregulluar dhe duhet theksuar, përmes një vullneti shumë të madh të këtyre grave dhe vajzave, të cilat janë treguar të gatshme të jenë aty për të dhënë shpjegime dhe për të thënë që “ky është realiteti jonë”./tvklan.al/

error: Content is protected !!