Categories
Histori Kulture Personalitete

‘Më premtoi që s’do ma lëshonte dorën’. Mesazhet e fundit të Huyedës me shqiptaren e Luksemburgut

Ndarja nga jeta papritmas e artistes shumë dimensionale Hueyda El Saied tronditi opinionin publik, por mbi të gjitha të afërmit dhe të dashurit e saj. Një nga mikeshat më të ngushta në Luksemburg, Lumturije Ahmetxhekaj ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’, ku rrëfeu momentet e fundit me El Saied por dhe miqësinë mes njëra tjetrës.

“Unë të premten fola me të, zërin e kishte perfekt. I thashë se do shkoja ta takoja. Më tha që kishte kontroll dhe të shkoja të martën ta takoja. Të martë u bëra gati të shkoja ta shihja, më kanë ardh mesazhe pa kufi. Unë u habita, s’është e mundur thashë. Më kishte premtuar që s’do ma lëshonte kurrë dorën dhe shpirtërisht më ka ngritur shumë lart.” – shprehu mes emocionesh Lumturija, mbi bisedën e fundit të tyre.

Mes Lumturijes dhe Hueydën ekzistonte një dashamirësi e madhe, e shtyrë më tepër nga nevoja për të pasur dikë në krahë sipas estetistes. Ishte një mesazh i dërguar krejt rastësisht nga Ahmetxhekaj që i bëri bashkë. Ajo shprehu se Hueyda i ka dhënë shumë shpresë në jetë dhe pozitiviteti i saj rrezatoi deri në momentet e fundit.

“Guxova t’i shkruaja Hueydës. Ajo merrte shumë komente, ishte momenti kur ajo preu flokët. Dhe vendosa t’i dërgoja një mesazh ku i thashë që më pëlqente më shumë me flokët e shkurtra. I thashë se doja ta takoja sepse më pëlqente që kur isha e vogël. Ajo më ktheu përgjigje dhe më tha se isha e vetmja që i kisha komentuar pozitivisht. Unë doja thjesht të komunikoja me të.”

Lumturija tha se Huyeda ishte energjike pavarësisht peshës emocionale dhe dhimbjes fizike që mbante mbi veten.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni intervistën në kanalin zyrtar të YouTube, Abc News Albania./abcnews.al/

error: Content is protected !!