Categories
Kulture

Mehdi Malkaj: “Mos shani më nga nëna”

Mehdi Malkaj është një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare. Pak ditë m parë në një lidhje direkte në llogarinë në “Facebook” të Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit ai ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata persona që shajnë nga nëna.

I revoltuar, Malkaj i lutet të gjithë njerëzve të mbledhin mendjen dhe mos shajnë më pasi nëna është shenjtore.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka vr arë veshin dhe syrin. Më ka vr arë veshin kur e dëgjoj dhe më ka vr arë syrin kur e shikoj. Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë nam, nuk keni punë me nënat o njerëz.

Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme. Unë që flas nuk kam patur lidhje me nënën se më ka lënë kur kam qenë pesë vjeç, ndoshta unë e ndjej dhimbjen më shumë se ju. Nëna është shënjtore. Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna.

Le të jetë dhe nëna e Kryeministrit dhe nëna e Kryetarit të Bashkisë, nuk ka faj nëna se këta të dy janë bërë rrugeçër. Nëna i ka rritur i ka shkolluar, i ka edukuar, u ka dhënë gji. O njerëz nuk kemi punë me nënat, mos shani nga nëna se është turp!”, thoshte Malkaj.

Ditën e sotme aktori i njohur ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se nëna të mban 9 muaj në bark, por edhe pas lindjes asaj i shtohen hallet, nuk është se i zvogëlohen.

“Nëna vijon që të bëjë punën e saj me shumë mirësi e dashuri. Tani kush janë këta trima shqiptarë që shajnë vetëm nga nëna. Fjala e parë që thonë është nëna këtu e nëna atje. Është më keq se koronavirusi”, tha Malkaj.

Ai shtoi se që i vogël, që kur ishte 5 vjeç nuk e ka nënën, por ja di shumë mirë vlerën asaj dhe se i ka munguar në çdo moment. Prandaj bëri sërish thirrje që të mos shajnë më nga nëna.

“Se pastaj çfarë kuptimi kanë lotët kur ajo ikën nga kjo botë, kur ju nuk i keni falur dashuri. Vriten njerëzit për një fjalë, për një pse më pe, por për nënën nuk është vr arë askush. Është një hipokrizi e madhe. Edhe kur martohet e ikën në shtëpi tjetër, nëna vijon e kujdeset dhe fal dashuri të madhe”, shtoi Malkaj.

I pyetur nëse ishte diçka momentale apo e menduar më parë, aktori u shpreh se kishte kohë që e mendonte brenda vetes, por që e kishte lënë për më vonë.

“Nuk ishte momentale, por diçka që e kam bërë brenda vetes sime dhe që thosha hë tani e hë më vonë. Është një analizë që e kam patur brenda vetes sime. Nëna është më e bukura e botës. Unë tërë jetën kam patur dhimbje për nënën. Nëna është respektuar më shumë në diktaturë se sa sot në demokraci”, vijoi Malkaj./Gazeta-Shqip

error: Content is protected !!