Categories
Kulture

“Mëngjes në krevat” Partneri që do dëshironte çdo vajzë

Dikush e do bjond, dikush brun, një tjetër të qetë,e një tjetër komunikues. Partenri ideal për çdo vajzë është ndryshe, por një pikë që të gjitha biem dakord është se asnjë vajzë nuk do i thoshte jo një djali që do e ndihmonte me punët e shtëpisë, që i bën gati mëngjesin dhe që e përcjell në punë.

E tillë është dhe historia e aktorit,Ergys Banmçi, i cili thotë në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora se në të kaluarën ka qenë një partner i dedikuar ndaj të dashurës. Ai thotë se e ndihmonte atë të përgatitej për në punë në mëngjes.

Ergys Bamçi: Që pas pandemisë jetoj me prindërit, rikthim pas 20 vitesh. Më përpara jetoja me një vajzë që ajo në fakt punonte, ishte më e rritur nga unë. Punonte në një pozicion të lartë juridik dhe duhej të rregullohej të bëhej gati mirë për në punë. Dhe më thoshte Gysi më ndihmon pak me këtë. Dhe aty kuptova që nuk është problem që mos ta ndihmoj partneren për të shkuar në punë. Çohesha me pizhame e kapuç në kokë kur ishte ftohtë për ta përcjellë në punë. E kam bërë për dy vjet këtë punë në Shkodër. Do çohesh nga krevati herët, do e ndihmosh me punët. Kam fituar shumë pikë, si artist që jam doja të isha romantik si bëër filma, i çoja mëngjes në krevat.

Pavarësisht sjelljes prej gentleman, Ergysi thotë se tashmë është ndarë nga e dashura. Nuk e dimë se çfarë nuk shkoi mirë mes çiftit, por rëndësi ka që për aq kohë sa dy persona janë bashkë, që secili të japë më të mirën e tij për partnerin./Oranews/

error: Content is protected !!