Categories
Kulture

“Merry Christmas” nga Ed Sheeran dhe Sir Elton John

Ed Sheeran dhe Sir Elton John më në fund kanë zbuluar bashkëpunimin e tyre të Krishtlindjeve i cili shpresohet të renditet në vend të parë për këtë vit. “Merry Christmas” është një këngë festive, por në të njëjtën kohë një homazh “ndaj atyre që kanë ikur” gjatë kësaj periudhe të dhimbshme.

Melodia është kompletuar me efekte si zilka slitash, kambana dhe kor dhe është një nga tre këngët që dyshja shkroi pasi John hodhi idenë për një të tillë që prej Krishtlindjeve të shkuara. Megjithatë kënga ka përballë konkurrentë të fortë si Adele dhe LadBaby.

Sheeran ka një këngë që ka kryesuar listat e himneve të Krishtlindjeve, bashkëpunimi me Beyonce, “Perfect”. Elton John ka gjithashtu një hit, “Step Into Christmas” që ia del gjithnjë të rikthehet çdo vit./tvklan.al/

error: Content is protected !!