Categories
Kulture

Mes lotësh, 77-vjeçari merr surprizën më të bukur nga i biri

Elvisi ka ardhur nga Suedia për t’i bërë realitet ëndrrën më të madhe të jetës babait të tij 77-vjeçar.

Ai ka dashur që i ati të përjetojë dhe një herë emocionet e duartrokitjeve të publikut.

Takimi mes tyre ka qenë mjaft emocionues dhe Muharremi ka shpërthyer në lot kur ka parë të birin në video.

Muharremi: Po pse o baba më mbajte në tension, pse?

Elvisi: Babi mirë se të gjeta! Më parë dua të të falenderoj për të gjitha sakrificat që ke bërë për ne. Sigurisht që çdo fëmijë është falenderues ndaj prindërve. Mendoj se është diçka tjetër që të ka munguar gjatë kohës që shkove në Greqi, të kanë munguar duartrokitjet nga publiku shqiptar që ti e meriton.

Muharremi: Faleminderit publikut!

Elvisi: Ti baba i ke duart e arta, violina jote është një instrument i joti.

Ardit Gjebrea: Kujt do të ia trashëgosh atë violinë?

Elvisi: Kam nipin, i bie violinës, por në mënyrë amatoreske/tvklan.al/

error: Content is protected !!