Categories
Kulture

Mes trëndafilash dhe një darke romantike në Stamboll, kush e surprizoi reperen shqiptare për ditëlindje

Një ditë më parë, reperja e njohur Melinda Ademi festoi ditëlindjen. 26-vjetori e gjeti mes një surprize shumë romantike me trëndafila dhe tullumbace. “Një ditëlindje shumë speciale”, tha Melinda, duke i bërë fansat të aludojnë se në fakt, pas kësaj surprize mund të jetë një djalë.

https://www.instagram.com/p/CWdDt-wFWrW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=164024b5-dd0a-4e58-87f8-0aa5eb0ef6b9

Ndërkohë, ajo ka zbuluar se ditëlindjen e ka festuar në Stamboll, me një darkë romantike pranë urës së Bosforit. Ka qenë verë reperja që ka ndarë disa momente, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ndërsa mban një trëndafil të kuq në dorë.

Në urën e famshme është ndriçuar dhe emri i saj dhe një urim ku shkruhej: “Melinda, urime ditëlindjen”. Reperja është shumë hermetike për jetën private, duke mos e zbuluar se kush e ka shoqëruar në këtë udhëtim. Sa i përket muzikës, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Melodia”./Abcnews.al/

error: Content is protected !!