Nga Edi Ruçi
Mikele Zarillo, një nga këngëtarët italianë që kanë frymëzuar gjenerata të rinjsh, mbajti të parin koncert në Vlorë. Pasi interpretoi bashkë me të pranishmit disa nga hitet më të njohura, Zarillo la të hapur mundësinë për tu rikthyer sërish në Shqipëri.
“Kënga e detit “ solli për herë të parë në Vlorë kantautorin e mirënjohur italian, Michele Zarrillo.
Artisti italian me një karrierë 40 vjeçare shpalosi repertorin muzikor ndërsa elektrizoi publikun e shumtë vlonjat.
Këngët hit ndër vite të kanatutorit si ” Una rosa blu, “L’efante e la farfalla” ” Cinque giorni di te e di me” I këndoi bashkë me të pranishmit në teatrin Petro Marko.
Zarillo tha se është mrekulluar nga pritja e publikut vlonjat dhe se nëse do ti jepej mundësia do të rikthehej.
“Kam qenë më herët në Tiranë për disa bashkëpunime televizive. Në Vlorë është hera e parë që vij, aq sa pata mundësi të shoh është një qytet i bukur. Publiku vlonjat i mrekullueshëm, ishte kënaqësi të shoh që i njihte dhe këndonte këngët e mia. Nëse do të më jepej mundësia do të rikthehesha.”
Për më shumë se një orë qytetarët vlonjat patën mundësinë të dëgjonin dhe duartrokisnin artistin që me këngët e frymëzoi një gjeneratë të tërë./Oranews/