Nga Dhimitris Christodhoulu
Qenkemi si dy anije që u nisën për lundrim,
dhe që dallga i përpiu në të parin udhëtim.
Ç’e ka fajin, mike e dashur, që nuk bëmë përpara hiç,
erën mirë nuk llogaritëm, apo dallgët ndënë kiç?!
Në cektinë, mikeshë e bukur, ëndrra jonë u mbyt në lotë,
oh sa larg donim të venim por ç’e do, s’u nisëm dot.
Shqipëroi: Arqile Garo
*Titulli i origjinalit: Ç’e ka fajin!/Observerkult