80 vjet Robert Ndrenika
Një Vangjel që na magjepsi
në atë “Përrallë nga e kaluara”,
ky Fotaq si nënprefekti
që me klas i jep ca urdhëra.
Çfarë “Kopraci” fantastik
dhe Molierin do habiste,
i xha Sulos djalë magjik
që familjes i psoniste.
Ky Xhemal që i jep formën,
shpirtëzon me zjarr metalin,
gazmor Zeqoja që s’do normën
një Shaban që e çan malin.
Ky Azem që veç lundron
një Agush që vërshëllen,
bashkë me Bakon kur peshkon
zemrat tona i rrëmben.
Mishi tretet, mbetet kocka,
thoshte në kalldrëme Kosta,
por Roberti ndrit si zjarri
në çdo zemër prej shqiptari.
Nga Tomas Menkshi 10.01.2022
[ Kushtuar aktorit brilant Robert Ndrenika në 80 vjetorin e tij të lindjes]