Categories
Kulture

Modelja e njohur, nënë për herë të dytë!

Modelja e njohur Rosie Huntington-Whiteley mirëpriti në jetë vogëlushen e saj të dytë, një vajzë, me partnerin e saj, Jason Statham, sipas raportimeve të fundit.

Modelja e kompanisë se modës “Victoria’s Secret”, e lindi fëmijën e saj të mërkurën në Londër, tha një burim shumë i ngushtë i familjes për “Daily Mail”.

Huntington-Whiteley njoftoi në gusht 2021 se ishte përsëri shtatzënë me Statham, 54 vjeç, duke shpërndarë një foto të barkut të saj në llogarinë e saj të “Instagram”.

Dyshja, të cilët kanë një diferencë moshe 20-vjeçare, janë gjithashtu prindër të një djali 4-vjeçar Jack Oscar, të cilin e mirëpritën në qershor të vitit 2017.

Rosie është shprehur disa herë lidhur me vështirësinë e saj të madhe për kthimin e formave të trupit të saj pasi mirëpriti vogëlushin Jack, duke pranuar në dhjetor të vitit 2019 se humbja e peshës ishte një proces shumë “përulës”, pasi fitoi “rreth 55 kilogramë” gjatë shtatzënisë.

Huntington-Whiteley dhe Statham janë në lidhje që nga viti 2010. Ata u fejuan në janar të vitit 2016, por ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre duke u martuar zyrtarisht.

Çifti janë shumë privatë kur bëhet fjalë për lidhjen e tyre dhe duan të qendrojnë larg mediave lidhur me çështjet e tyre të ndryshme./Konica/

error: Content is protected !!