Categories
Kulture

“Mund të shkëlqeja më shumë”, Ledina Çelo ka një pendesë

E lindur për të kënduar, Ledina Çelo ka një bindje të ndryshme për karrierën e saj muzikore. Ndonëse gjatë saj ajo u orientua më shumë në muzikën e lehtë, pranon se do të kishte pasur më shumë sukses në një zhanër tjetër. Madje, për “Rudina” në Tv Klan tregon edhe disa detaje që nuk i kemi ditur më parë për karrierën e saj.

Rudina Magjistari: Mund të ishe një soprano e TKOB?

Ledina Çelo: Madje mund të shkëlqeja më shumë në këtë fushë, por duke qenë se atëherë ishte fillimi dhe unë mora një rrugë në muzikën e lehtë, m’u desh të shkëputesha dhe ta lija mënjanë kanton. Jam shumë e sigurt që aty do të kisha pasur një karrierë më të gjatë. Kam studiuar në lice 4 vite dhe më pas vazhdova në Akademinë e Arteve me mësuese Nina Mulën, e cila më tregoi rrugën e duhur të operës klasike.

Rudina Magjistari: Cili do të ishte një personazh që do doje shumë të interpretoje në skenën operistike?

Ledina Çelo: Duke qenë se jam soprano dramatike, gjithmonë e kam pasur qejf “Carmen”. Në disa aktivitete që kam pasur jashtë, në Paris, në Beirut, Liban, kam kënduar për një publik internacional. Aty madje e kam kënduar këngën e “Carmen” në versionin klasik.

Babai i Ledinës ka qenë tenor në Ansamblin e Këngëve e të Valleve kështu që talenti është edhe një trashëgimi gjenetike e artistes./tvklan.al/

error: Content is protected !!