Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“Muzikë për nënën” poezia e trishtë nga Petrit Ruka dedikuar dashurisë së nënës

Posted on February 11, 2022February 11, 2022 by Monitor

“Muzikë për nënën” është një poezi e trishtë që i kushtohet dashurisë së nënës për fëmijën dhe kjo kuptohet më së shumti në strofën e fundit. Në kushte vështirësie, ajo është personi i parë që na gjendet pranë dhe bën gjithçka për të na ndihmuar. E pavarësisht moshës që kemi, gjithmonë do të kemi nevojëpër nënën tonë.

Ama poeti shprehet i indinjuar edhe me fëmijët (ai përmend djemtë), që e bëjnë nënën e tyre të vuajë e të përlotet. Mbani gjithmonë në mendje se jeni aty ku jeni, falë sakrificave të nënës suaj. Ajo e di se sa e vështirë është të zgjohet herët përditë, të gatuajë e pastrojë shtëpinë dhe sërish të mos ankohet. Ajo e di se çfarë do të thotë të sakrifikosh nga vetja për familjen, ndaj mundohuni t’ia ktheni sadopak çdo sakrificë që ka bërë, me dashuri e lumturi.

“Muzikë për nënën”
Në dritën e yllit
Që ruan një shpresë,
Tek bisha e pyllit,
Tek orë e pabesë,

Tek gjembi i ferrës,
Nën hijen e hënës,
Në buzë të humnerës
Ruan syri i nënës…

Tek dhëmbi i nëpërkës,
Tek tehu i thikës,
Tek mallkimi i njerkës,
Tek kombi i frikës,

Në ah të psherëtimës,
Tek vala e lumit,
Tek degë e vetëtimës,
Mbi jastëkun e gjumit…

O bir, që nënën
E bëre të qajë,
Vrapo se lotët
Kush mund t’ia thajë?

Veç nëna e gjorë,
Kur rreziku na zë,
Vrapon përmbi borë
Dhe gjurmë nuk lë…/Bota.al/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes