Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“Na ishte njëherë Perëndimi”, 10 sekrete të kryeveprës së Sergio Leones

Posted on January 15, 2021January 23, 2021 by Monitor

“Na ishte njëherë Perëndimi”, një prej ikonave të kinemasë western, i lançuar në vitin 1968, me kolonën zanore të Enio Morricone-s, ka disa “sekrete” që edhe shumë nga të pasionuarit më të mëdhenj pas filmave të këtij zhanri nuk i dinë.

Henry Fonda nuk donte të luante të keqin

Henry Fonda fillimisht e refuzoi rolin e vr asësit Frank. Sergio Leones iu desh të udhëtonte drejt SHBA-ve për ta bindur. Fonda e pyeti pse kishte zgjedhur pikërisht atë. Leone u përgjigj: “Imagjino: kamera tregon një burrë të ar matosur nga beli e poshtë duke tërhequr ar mën dhe duke që lluar drejt një fëmije që vrapon. Kamera afrohet në fytyrën e vr asësit dhe ky është … Henry Fonda”(deri atëherë, me një përjashtim, Fonda kishte luajtur vetëm personazhe pozitive). Leone dëshironte që audienca të tr onditej. Fonda më në fund u bind.

Vetëvr asja e Al Mulock dhe cinizmi i Leones

Al Mulock, i cili luan një nga tre personat e ar matosur në sekuencën e hapjes, bëri vetëvr sje duke u hedhur nga dritarja e një hoteli, siç ishte i veshur me kostumin e tij kauboj. Menaxheri i produksionit, Claudio Mancini, dhe skenaristi Mickey Knox, të cilët ishin ulur në një dhomë në të njëjtin hotel, panë trupin e Mulock që u përplas përtokë. Knox kujtoi në një intervistë se ndërsa Mancini po e vendoste Mulock në makinën e tij për ta çuar në spital, Sergio Leone i bërtiti: “Mundohu ta marrësh prapë kostumin! Na duhet kostumi!”.

Leone “ngel në klasë” pamjen e re të Fonda-s

Henry Fonda ishte përgatitur për rolin e të keqit dhe mbërriti në Itali me një pamje të re: një palë lente kontakti me ngjyrë kafe dhe mustaqe. Kur Sergio Leone pa pamjen e tij të re, ai e bëri të qartë se nuk i pëlqente. Leone kishte parashikuar plane-detaje të hyrjes së Fondës dhe dëshironte që publiku ta njihte menjëherë aktorin me sytë e tij blu.

Refuzimi i Eastwood dhe zgjedhja e Bronson

Sergio Leone fillimisht ia ofroi rolin e Harmonikës aktorit Clint Eastwood, por ai nuk pranoi sepse nuk dëshironte më të punonte me Leonen. James Coburn u afrua gjithashtu për rolin, por me sa duket oferta e tij ishte shumë e lartë. Përfundimisht, pjesa iu dha Charles Bronson, i cili më parë kishte refuzuar rolet në “Trilogjinë e Dollarit”.

Filmi u transmetua për dy vjet në një kinema në Paris

Sergio Leone preferonte gjithnjë të tregonte historinë e një kinemaje në Paris, ku filmi u transmetua për dy vjet rresht. Kur vizitoi kinemanë, Leone u rrethua nga fansa që donin autografin e tij. Projeksionisti i kinemasë ishte shumë më pak entuziast dhe duke iu drejtuar Leones, bërtiti: “Do të të vr as! I njëjti film dy vjet me radhë! Dhe është kaq i ngadaltë!”.

Sergio Leone donte Sophia Lorenin në vend të Claudia Cardinales

Sergio Leone fillimisht donte që Sophia Loren të luante ish-prostitutën Jill McBain. Producenti Carlo Ponti, burri i saj, ishte i gatshëm të ofronte mbështetje të konsiderueshme financiare nëse aktorja bëhej pjesë e filmit. Leone përfundimisht ndryshoi mendje nga frika e famës dhe kokëfortësisë së Sophia Loren. Ai zgjodhi një tjetër yll italian, Claudia Cardinale, shoqen e tij të ngushtë, e cila pranoi të luante rolin e Jill edhe pa e lexuar skenarin.

Dueli i fundit

Dueli i fundit midis Frank dhe Harmonika është një citim i përsosur nga “Syri i ngrohtë i qiellit”, një film i vitit 1961 nga Robert Aldrich në të cilin përballen Rock Hudson dhe Kirk Douglas. Filmi ishte i preferuari i Bernardo Bertolucci, bashkëskenarist i “Na ishte njëherë në Perëndim”.

Dëshira e paplotësuar e Kirk Douglas

Kirk Douglas ishte admirues i flaktë i Sergio Leone dhe loboi për rolin e Cheyenne (roli më vonë iu dha Jason Robards). Fatkeqësisht ai nuk arriti ta bindte regjisorin italian.

Kolona e paharrueshme zanore

Ennio Morricone e kompozoi kolonën zanore të skenarit origjinal nga Sergio Leone dhe Bernardo Bertolucci. Skenari më pas pati disa modifikime, por muzika mbeti e njëjtë.

Buxheti, pagat dhe sheshxhirimi

Filmi kushtoi 5 milionë dollarë. Më shumë se gjysma e buxhetit të filmit u shpenzua për aktorët. Ndryshe nga “Trilogjia e dollarit”, i xhiruar ekskluzivisht në Spanjë, Sergio Leone xhiroi disa skena në Shtetet e Bashkuara në luginën ikonike Monument Valley, një nga vendet e preferuara të regjisorit të madh John Ford. “Na ishte njëherë Perëndimi” është “spageti western” i parë që u xhirua në Shtetet e Bashkuara./americaneye

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes