Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Ndahet nga jeta akademiku i njohur kroat me origjinë shqiptare

Ndahet nga jeta Pavle Deshpali, akademiku i njohur kroat me origjinë shqiptare.

Ai ishte dirigjent, muzikolog e kompozitor i vlerësuar në Kroaci e më gjerë. Familja Deshpali njihet si familje muziktarësh të shquar, duke filluar me babain e tij Shime- kompozitor, me të vëllain Valter-violonçelist i njohur, si dhe me motrën Maja, edhe kjo një violiniste me emër.

Komuniteti shqiptar në Kroaci dhe jo vetëm i shpreh familjes, komunitetit të muzikës e atij akademik në Kroaci, ngushëllimet më të thella për këtë humbje njerëzore e artistike./Diaspora Shqiptare/

error: Content is protected !!