Categories
Kulture

Ndahet nga jeta “bilbili i Bollywood”-it

Këngëtarja indiane përcillet për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore

Këngët e Latës kanë qenë kolonë zanore e qindra filmave të Bollyëood-it, një ndër artistet më të dashura të Indisë. Mangeshkar u shtrua në një spital në Mumbai në Janar pasi rezultoi pozitive me Covid-19. Karriera e saj e jashtëzakonshme zgjati më shumë se gjysmë shekulli dhe ajo regjistroi mijëra këngë në 36 gjuhë.

Lamtumira e fundit iu dha gjatë së dielës me një ceremoni shtetërore dhe do të ketë dy ditë zie kombëtare. Kryeministri i Indisë Narendra Modi iu bashkua funeralit, teksa arkivoli i këngëtares indiane ikonë i mbështjellë me flamurin indian, parakaloi nëpër rrugët e qytetit të saj të lindjes Mumbai. Gjatë kësaj periudhe, flamuri kombëtar do të jetë në gjysmështizë në të gjithë vendin.

Pas publikimit të lajmit, homazhet filluan të vërshonin për Mangeshkar-in, e cila quhej “bilbili i Bollywood-it”. Në lidhje me lajmin e trishtë të shumtë kanë qenë njerezit që janë shprehur të pikëlluar për këtë humbje të artit të Indisë.

Klan News

error: Content is protected !!