Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka

Posted on December 14, 2021 by Monitor

Ka ndërruar sot jetë në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka, i cili prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Aleksandër Çipa, që përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan: “Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”.

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974./Panorama/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes