Categories
Kulture

“Nëse vjen, do mbushet, do derdhet”, Hygerta Sako në pritje të të ‘duhurit’

E ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan për të ndarë 10 sekrete të vlefshme për një jetë të shëndetshme, Hygerta Sako i renditi të gjitha. Duke filluar nga familja, kafshët, udhëtimet apo puna, dashuri të mëdha e të vogla të saj, moderatorja u kujdes të përzgjidhte çfarë ka vërtet rëndësi. Megjithatë, mes tyre mungoi vetëm një, të cilin Hygerta e dha në formën e një përgjigjeje-këshillë.

Rudina Magjistari: Mes gjithë atyre këshillave aq të bukura, një moment nuk u përmend, dashuria, ajo romantike.

Hygerta Sako: Kujtova se shpëtova.

Rudina Magjistari: Edhe pa të jetohet, nuk do të thotë që duhet me patjetër.

Hygerta Sako: Ka aq shumë dashuri në jetën time sa dashuria e një mashkulli… Nuk ka asgjë të re, akoma beqare, po sikur po më shijon këto kohët e fundit.

Rudina Magjistari: Po shijon lirinë, pavarësinë…

Hygerta Sako: Jo se nuk e kam patur lirinë më përpara, por kam përshtypjen që e kam thënë, më mirë kur të vijë i duhuri se sa të harxhosh kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë. Unë e kam jetën të mbushur, kështu që nëse do të vijë dikush më i veçantë, do bëhet akoma më e mbushur, do derdhet.

Moderatorja e njohur është nënë e një vajze 15-vjeçare./tvklan.al/

error: Content is protected !!