Nevina është një nga moderatoret simpatike të ekranit shqiptar.
Dikush i është “ankuar” moderatores Nevina Shtylla për faktin që 14 Shkurti po e gjen vetëm.
Si e këshillon Nevina:
“Gocaaaa! Shën Valentini është qejf, por seriozisht! Mos prisni që lumturia juaj të varet nga askush tjetër, veç nga vetja juaj! Kushtojini rëndësi vetes, investohuni të përmirësoheni e të jeni të zonjat e vetes.
Nëse nuk jeni të kënaqura me veten, më besoni, nuk do të mund të krijoni asnjë raport të shëndetshëm (në punë, dashuri, familje etj). Nuk varet jeta juaj tek gjetja e një burri!
Kërkoni një partner t’ju shoqërojë në momente të mira e t;ju mbështesë në të këqija. Mos kërkoni dikë tek i cili të varni çdo shpresë për jetën se e sigurt që s’do të jetë kurrë ‘i duhuri’.”/Noa