Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Nga Luljeta Bozo tek Linda Rama, gratë e njohura shqiptare bëhen bashkë për një mesazh të rëndësishëm

Posted on March 9, 2021 by Monitor

i e di që po flasim për ty apo jo?
Dua që kur të zgjohesh në mëngjes dhe të shikosh veten në pasqyrë,
të shikosh se sa hyjnore je.
Duhet të dish se je shembull për të gjitha ne
dhe ato që po rriten e që i kanë sytë nga ty.

Këto janë vetëm disa nga fjalët e mesazhit që gra të njohura nga fusha të ndryshme kanë vendosur të japin në këtë 8 mars. Në videon, e cila është realizuar nga regjisorja dhe producentja, Elkjana Gjipali shfaqen emra të njohur të jetës publike, nga fusha të ndryshme si arti, politika, sporti, aktiviste në kauza të ndryshme sociale etj. Qëllimi i mesazhit është të përcillet tek dëgjueset e tij, vetëbesimi se ato janë të forta, të mrekullueshme dhe se gjithmonë mund t’ia dalin mbanë edhe kur gjithçka duket se po shkon keq. Dhe më e rëndësishmja është se të gjitha njëherë kanë provuar në jetë, atë që ndoshta ti po kalon apo përjeton në këto momente.

“Ti ke ende ëndrra për të përmbushur dhe
premtime që ia ke bërë vetes dhe duhet t’i mbash.
E di që ndonjeherë ndjehesh e nënvlerësuar dhe e paragjykuar,
më beso të gjitha kemi qënë në vendin tënd.

Shpesh herë duhet të mbështetesh vetëm
tek forcat e tua, tek vetja jote.
Mos kërko gjithmon të jesh e përsosur,
ndonjëherë duhet ti lëshosh pak pe vetes.

Pjesë e videomesazhit është bërë edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, por edhe emra të tjerë mjaft popullor si inxhinierja Luljeta Bozo, ambasadoiria e Suedisë Elsa Halstaad, nënkryetaria e Bashkisë Anuela Ristani, Brunilda Lahe, Elena Pici, Elsa Ballauri, Ema Andrea, Evis Kushi, Luiza Gega, Mariza Ikonomi, Marjana Kondi, Romina Kuko, Rudina Hajdari, Sihana Nebiu, Vera Bekteshi, Zhaklin Lekatari./Living.al

https://www.instagram.com/tv/CMJufDBAACc/?utm_source=ig_embed

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes